Brukseli zyrtar ka ngritur nivelin më të lartë të sigurisë, një javë pas sulmeve në Paris. Megjithatë autoritet kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të së shtunës, ku përmes një deklarata flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë. Deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës ku thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”. Në bazë të informacioneve të fundit, qendra ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Përpos kësaj, qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …