Bruto Prodhimi i Brendshëm global këtë vit pritet të bie për 4.5 për qind si shkak i pandemisë së virusit korona

Bruto Prodhimi i Brendshëm global këtë vit pritet të bie për 4.5 për qind si shkak i pandemisë së virusit korona

Pandemia e COVID-19 i ka lëkundur ekonomitë anëmbanë globit. Shumë analistë janë të një mendjeje se, kjo pandemi ka shkaktuar krizën më të rëndë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore.  Shumë pak analistë, mbase asnjëri, kanë qenë të përmbajtur në vlerësime. COVID-19 ka ndikuar në pothuajse të gjitha vendet si dhe ka infektuar më shumë se 63 milionë njerëz në botë, tregojnë të dhënat. Disa qeveri kanë ofruar ndihma masive financiare për të mbrojtur firmat, familjet dhe individët. Që nga muaji mars i vitit 2020, në total, këto shpenzime kanë arritur në më shumë se rreth 12 trilionë dollarë. Ky infuzion i parave të gatshme të qeverive, nuk e ka ndaluar lëngatën e ekonomive – ose pothuajse kolapsin – për shkak të një përçarjeje të aktivitetit ekonomik, udhëtimeve, zinxhirëve të furnizimit. Bruto Prodhimi i Brendshëm global këtë vit pritet të bie për 4.5 për qind, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim./REL/

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …