Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Zjarrfikëseve, kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me draftin aktual të Ligjit të ri të Pagave. Gjatë intervistës për “Kosovapress” Atdhe Hykolli nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka deklaruar se drafti aktual i Ligjit të ri të Pagave, është i papranueshëm sepse i diskriminon punonjësit e Kosovës. Edhe Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikëseve ka deklaruar se pavarësisht që kanë shpresuar se do të favorizohen me Ligjin e Pagave, ata ndihen si një kategori që përfiton më së paku nga buxheti i Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se një ndër kërkesat e tyre është nivelizimi me shërbimet e tjera të sigurisë, pasi zjarrfikësit ndihen të disfavorizuar në raport me kategoritë tjera.
