BSPK

BSPK: Greva e përgjithshme është duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale të vendit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar, dhe është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve të qeveritarëve  aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë. “Ndërhyrja e Partnerit Social – Qeverisë në rrjedhën e grevës është joligjore dhe këtë do të duhej ta di mirë Partneri ynë Social – Qeveria. Është ligji ai që të punësuarit grevist ia jep këtë të drejtë e cila nuk duhet t’i cenohet e as që mund t’i cenohet dhe as t’i merret nga askush e aq më pak nga Partneri ynë Social – Qeveria e cila e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u dalë krah veprimeve ligjore duke e krijuar mjedisin e duhur dhe të shëndetshëm për funksionimin normal e ligjor të shoqërisë. Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se ashtë joligjore – dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …