Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, 1 majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës do ta shënojë duke protestuar, me qëllim për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët. BSPK-ja si kërkesa do të ketë zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë dhe shëndetin në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor. Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme dhe se kjo është arsyeja pse do të protestojnë. Ajdini u shpreh se një punëtor mund të humbas jetën për shkak të mungesës së një rripi të sigurisë. Ndërsa kryetari i Këshillit Organizativ në BSPK, Jusuf Azemi, foli edhe për rastin e zhdukjes së dy policëve dy ditë më herët. Kurse, sa i përket protestës që do të mbahet më 1 maj ai tha se çdo gjë është përgatitur me kohë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …