Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. BSPK-ja ka vlerësuar se shtrenjtimi i energjisë do ta vështirësojë jetën e qytetarëve të Kosova. “Ka vite e vite që nuk ka një rritje të arsyeshme e të dinjitetshme të pagës minimale, po ka rritje e rritje të kostos së jetesës e cila sot preku kulmin dhe kjo prekje kulmi do ta hedhë përtokë qytetarin duke e tejvarfëruar”, është thënë në reagimin për medie të BSPK-së. Shtrenjtimi i paarsyeshëm është duke e vështirësuar edhe më tej jetën ekonomike e sociale edhe ashtu të vështirësuar të qytetarit të Republikës së Kosovës. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështetës i proceseve parimore të zhvillimit të dialogut social nuk pajtohet aspak me këtë veprim të Qeverisë që të lejohet hapja e derës e cila do të lejojë të zhvillohen proceset të cilat do t’ua pamundësojnë jetesën normale të punësuarve e lëre atyre që nuk janë të punësuar. Ka vite e vite që nuk ka një rritje të arsyeshme e të dinjitetshme të pagës minimale, po ka rritje e rritje të kostos së jetesës e cila sot preku kulmin dhe kjo prekje kulmi do ta hedhë përtokë qytetarin duke e tej varfëruar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …