leoni

U formua Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin me emrin e tij, në Prishtinë

BSPK-ja: Qeveria e Kosovës i ka revoltuar punëtorët e ndërmarrjeve të tjera me rritjen e pagave për vete

Valë pakënaqësish po e presin vendin nga të punësuarit e sektorit publik në Kosovë. Administrata e institucioneve të drejtësisë ka mbajtur grevë, ndërsa minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë organizuar protestë. Të tjera si këto janë paralajmëruar për muajt që vijnë nga subjektet sindikale dhe sektorët e tjerë publik. Shkak për këtë është bërë sidomos rritja e pagave për drejtuesit e Qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët, për afro 100 për qind, ndërsa vetëm 4 për qind për shërbyesit civilë. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, nuk ka përjashtuar mundësinë që të punësuarit në sektorin publik, një ditë të bëhen bashkë dhe “t’ia zënë derën Qeverisë”. “Pakënaqësia e ka mbërri kulminacionin dhe Qeveria nuk po reagon. Ajo e ka nxitur këtë pakënaqësi, kur i ka rritur pagat për vete. A me qëllim a paqëllim nuk e di, por ajo ia ka rritë vetes pagën e jo punëtorëve. Ka shkuar nga lart-poshtë e jo nga poshtë-lart, se paga më e vegël është poshtë. Ju e dini se paga minimale ka qenë 170 euro e jo 1.700 euro. Nuk është dashtë fare me ngacmua situatën”, është shprehur Avni Ajdini, i cili ka thënë se Qeveria e ka provokuar situatën me vendimin e saj për t’ia rritur pagën vetes.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …