Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale. Në vitin 2018, 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre. Të hënën në Mitrovicë, është regjistruar viktima e tretë për këtë vit në vendin e punës. Pikërisht ky rast ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …