Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve (BSPK) ka vendosur të protestojë të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës. Kryesindikalisti i Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se në protestën e së mërkurës do të dalin me disa kërkesa për institucionet kompetente në vend. “Do të jetë protestë simbolike, ku do të dalin federatat me aktivistët sindikalë. Kërkesat tona janë: kushtet sociale, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, paga minimale, siguria në punë dhe shëndeti e skemat pensionale”, ka thënë ai. Më 1 maj do të protestojnë edhe punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK).
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …