Eksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane, në Uashington, Janus Bugajski kërkon që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i tha ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “aq më shumë do ta destabilizojë rajonin. Ne e pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzim” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe Amerika në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin”, ka shkruar ai. Nevojitet urgjentisht vullnet politik për stabilizim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit! Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta” ka shkruar, Januz Bugajski.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shpërfilljen e ftesave të Prokurorisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-shkuarjen në Prokurori, …