leoni

Bugajski

Bugajski: Perëndimi ka qasje të gabuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Njohësi i rrethanave në rajonin e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë, analisti amerikan, Janusz Bugajski ka vlerësuar se perëndimi ka qasje të gabuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai i ka deklaruar mediumit boshnjak, , “Istraga.ba” se udhëheqësit e amerikan dhe evropian janë duke menduar për Vuçiqin ashtu sikur mendonin një kohë për presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, se do të ndryshote dhe bëhej demokrat, por në fund u zhgënjyen. “Udhëheqësit amerikanë dhe të BE-së duket se besojnë vërtet se liderët politikë si Vuçiç mund të shndërrohen në demokratë bashkëpunues. Kjo do të ndodhë dukshëm përmes përfshirjes në takime dhe negociata të nivelit të lartë që do të gjenerojnë besim të ndërsjellë. Sipas këtij skenari, edhe një “ish” nacionalist dhe propagandist do të kuptojë se duhet të bëjë kompromise nëse Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe do t’i ofrohen fonde të konsiderueshme për anëtarësim. Për fat të keq, një politikë e tillë e përfshirjes dështoi në mënyrë të neveritshme në rastin e presidentit rus Vladimir Putin” ka thënë mes tjerash, analisti amerikan, Janusz Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …