Njohësi i shquar i situatës në Ballkan e më gjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Janusz Bugajski ka tërhequr vërejtjen se sa më shumë të shtyhet njohja reciproke Kosovë- Serbi, aq më shumë rriten mundësitë për destabilizim. Në një reagim të shkrimit të ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde, analisti amerikan Janusz Bugajski ka shkruar se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq aq më shumë do ta destabilizojë rajonin. “Ne e pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzim” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin”, ka tërhequr vërejtjen analisti amerikan Janusz Bugajski.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …