Bujar Cakolli

Bujar Cakolli sjell fakte lidhur me punësimet e kundërligjshme në komunën e Prishtinës

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli në konferencën për media, ku janë paraqitur fakte të reja për punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosjes, ka bërë të ditur se sjellë fakte të reja lidhur me denoncimet që i ka bërë ditë më parë për punësimet e kundërligjshme të militantëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti. Që nga momenti që ne kemi bërë publike Listat e të punësuarve me kontratë mbi vepër, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, në vend se të sqarohet para qytetarëve për veprimet e kundërligjshme, ai është përpjekur që të ju hedh hi syve qytetarëve të Prishtinës, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke bërë monologë në media. Prandaj jam këtu që edhe njëherë fuqishëm të demaskoj aferat korruptive dhe klienteliste të Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes në kryeqytet. Në listat e publikuara ditë më parë, është e vërtetë se pjesë e këtyre listave kanë qenë edhe disa emra të personave të fushave të ndryshme që kanë ofruar shërbime të caktuara për komunën, siç është rasti me Etno Engjujt apo disa arkitektë të mirënjohur të qytetit tonë, mirëpo ne për shkak të korrektësisë dhe transparencës ndaj qytetarëve, nuk kemi ndërhyrë në listë. Por pjesa dërmuese e emrave që janë publikuar, janë militantë të Vetëvendosjes, të punësuar në Komunën e Prishtinës në mënyrë të paligjshme, e konstatuar kjo edhe nga Auditori i Përgjithshëm.

Me këtë rast i bëjmë pyetje Shpend Ahmetit, kush janë këta persona që ai i ka punësuar në kontratë mbi vepër në Komunë,

Erzen Vraniqi

Salih Zyba

Alban Krasniqi

Drilon Pireva

Albion Rexhepi

Arber Sejdiu

Adelina Krasniqi

Alban Azemi

Arbenora Berisha

Besnik Mujeci

Dardan Osmanaj

Fatime Ahmeti

Fortesa Bryma

Osman Bllaca

Xhevdet Pozhari

Avni Zuka

Labinot Dibrani

Ardian Olluri

Ibrahim Morina

Petrit Ademi

Këta janë vetëm disa nga militantët e shumtë të Vetëvendosjes që janë punësuar me kontratë mbi vepër dhe sot vazhdojnë të punojnë në Komunën e Prishtinës, dhe asnjëri prej tyre nuk është pjesë e estradës, e as e shoqatës së arkitektëve të kryeqytetit, siç arsyetohet kryetari Ahmeti.

Vlen të theksohet fakti se një pjesë e këtyre emrave që lexova më lart, nga kontrata mbi vepër janë avancuar nga Shpend Ahmeti, me akt-emërime nëpër pozita të larta, pa ju nënshtruar procesit të konkursit, siç e parasheh ligji i punës.

Pas këtyre fakteve të reja që po ju prezantojmë sot, besojmë se institucionet e drejtësisë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të hetuar të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryetarit Ahmeti, sepse këto fakte dëshmojnë se ai ka rënë ndesh me ligjin.

I ndodhur përball shkeljeve të shumta ligjore, pafuqisë së tij politike dhe, paaftësisë menaxhuese, Shpend Ahmeti në njërën anë luan rolin e viktimës para qytetarëve të Prishtinës, e në anën tjetër punon vetëm për punësimin e militantëve të Vetëvendosjes, të cilët sillen nga zyrat e partisë së tij, nga mbarë Kosova, më së paku nga Prishtina.

Shpend Ahmeti është duke hyrë në vitin e fundit të karrierës së tij si Kryetar i Prishtinës, dhe për këto tri vite, e vetmja gjë që ai ka ditur të bëjë, është bllokimi i qytetit dhe do të mbahet mend në historinë e Prishtinës dhe prishtinasve si Kryetar i arsyetimeve, kryetar i rrjeteve sociale e assesi si një kryetar i zhvillimit të kryeqytetit!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …