Ish-kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka komentuar mospranimin e Kosovës në Interpol. Ai ka thënë se Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë. “Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit. Kjo ‘aleancë anti’, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Turp! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit”, ka shkruar Nishani.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …