Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Është e papranueshme një qeverisje, që nuk i përfshin partitë fituese të popullitshqiptar, në Maqedoni

Fronti Evropian, nëpërmjet Bujar Osmanit, bën të ditur se është e papranueshme  një qeverisje e cila nuk i përfshin partitë fituese të komunitetit shqiptar në Maqedoni. VMRO mund të ftojë VLEN-in për bashkëpunim, por jo për pjesëmarrje në qeveri. Zoti Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, në qytet, në shtëpi, ose për të qenë pjesë e koalicionit të VMRO – DPMNE, por jo për të qeverisur. Nëse VLEN-i thotë se do të jemi pjesë e qeverisë, atëherë problemi është tjetër, sepse përfaqësuesit e popullit shqiptar do të zgjidhen nga populli, tha Osmani. Në anën tjetër, VLEN është e bindur se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Izet Mexhiti nga blloku opozitar shkizmatik, thotë se po analizohen mënyrat e bashkëpunimit. Ka shumë mundësi për bashkëpunim, por të gjitha opsionet janë në favor të VLEN-it dhe asnjë opsion nuk përputhet me BDI-në. Sepse asnjë subjekt politik nuk dëshiron të bashkëpunojë me BDI-në, tha Mexhiti. VMRO – DPMNE, pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe ka deklaruar se nuk do të koalicion  me BDI-në, por me opozitën shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …