leoni

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. Vendi gjendet para një udhëkryqi historik, këto zgjedhje janë betejë mes konceptit të integrimit dhe konceptit të integrimit karshi konceptit të izolimit, konceptit të bashkëjetesës karshi konceptit të urrejtjes dhe konfliktit, konceptit të progresit karshi konceptit të kthimit mbrapa dhe këtë dua ta dëshmoj sepse jam njeri që kam qasje në informacione të cilat janë që nuk i ka edhe publiku. Para 30 minutave lëshova një kumtesë në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe paralajmërova se mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova gjithë njerëzve tanë nëse janë në Lindje, diku afër Iranit apo Izraelit ta lëshojnë sa më shpejt atë zonë pasi paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjërë atje. A e dini se cka do të thotë një konfikt i madh në Lindjen e Mesme bashkë me agresionin rus në Ukrainë, kjo do të thotë se asnjëherë nuk kemi qenë më afër Luftës së Tretë Botërore. Fronti për Europë është përgjigje për kërcënimin më të madh që i ndodh botës, mund ti ndodhë Ballkanit, por mund ti ndodhë edhe Maqedonisë së Veriut. Ne kemi dy oferta alternative në këto zgjedhje, kemi ofertën e Frontit Europian që ofron anëtarësim në Bashkimin Europian në pesë vitet e ardhshme deri në vitin 2030 dhe kemi ofertën e nacionalizmit që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar ne nga vendimmarrja”, theksoi Osmani.

Faton Ahmeti e ka elaboruar arsyen e themelimit të Frontit Europian, si bashkim komunitetesh rreth misionit të integrimit europian dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij fronti. “Pse Fronti për Europë në këtë moment? Pse partitë politike, pse liderët politik edhe dallimet që kishin ndërmjet vete për ta krijuar Frontin Europian pikërisht në këtë kohë? Ne kemi dëshmuar si shqiptarë se saherë që rrezikohet ekzistenca për sa i përket kombësisë, për sa i përket asaj që është kombëtare, patriotike, ne dijmë ti tejkalojmë dallimet,, ne dime ti lëmë anash hatërmbetjet dhe të bëhemi bashkë në një front për ta ruajtur kursin e vërtetë, njëherë në aspektin kombëtar e pastaj për ta ruajtur kursin e vërtetë të shtetit tone, kursin properëndimor. Fronti Europian në këto zgjedhje ka fatin të ketë kandidat, unë shpesh nëpër tubimet e them, një kandidat të lehtë për ta prezantuar, një kandidat të lehtë për të bërë fushatë, ministrin tonë të Punëve të Jashtme, Dr. Bujar Osmanin, i cili në të gjitha nivelet ku e ka përfaqësues shteti ka ditur që me dinjitet, me profesionalizëm të jetë i pari”, potencoi Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …