Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, kryesues i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, u ka bërë thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë të zgjidhin sa më parë mosmarrëveshjet në një kohë kur bota po përballet me ndryshime gjeopolitike. Ai i ka bërë këto komente një ditë pasi Kosova dhe Serbia zhvilluan takime në Bruksel me të dërguarin e posaçëm për bisedimet, Miroslav Lajçak, pas të cilëve palët nuk qenë në gjendje të raportojnë ndonjë përparim. Ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë përpjekjet për të mbyllur temat e mëdha në rajon për shkak se zhvillimi i gjeopolitikës në përgjithësi nuk shkon në favor të vendeve të rajonit. Prandaj ky do të ishte mesazhi im edhe si kryesues i OSBE-së, edhe si ministër i një vendi anëtar të NATO-s, një vend që negocion me Bashkimin Evropian, që t’i inkurajoj pra palët të shfrytëzojnë këto momente të rëndësishme gjeopolitike”, ka thënë Osmani, shkruan “Zëri i Amerikës”. Takimet së enjtes kanë pasuar shtimin e përpjekjeve perëndimore për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …