Bujar Osmani: Pasi Këshilli i Evropës përjashtoi Rusinë, i cila i shkeli vlerat e paqes mbështesin anëtarësimin e Kosovës

Bujar Osmani: Pasi Këshilli i Evropës përjashtoi Rusinë, i cila i shkeli vlerat e paqes mbështesin anëtarësimin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kritikohet shpesh nga opozita dhe një pjesë e opinionistëve maqedonas për aktivitetin e tij diplomatik të cilin e shtrinë edhe për çështjet e hapura të Republikës së Kosovës në rrethanat ndërkombëtare. Tani si krye diplomat i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kur ka marrë pjesë në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, në maj të këtij viti, ka kërkuar që të pranohet Republika e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Përderisa Këshilli i Evropës përjashtoi vendin (Rusinë) i cili i shkeli vlerat themelore të organizatës, duhet ta mbështesin kërkesën e Kosovës si shtet që i pasqyron gjithë vlerat e kësaj organizate”, ka thënë diplomati  i Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …