Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore takoj fermerët e ratkocit. Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
Bujku është heroi i heshtur i çdo tavoline të mbushur plot. Me këtë frymë u takova sot me fermerët në Ratkoc te restoranti “DINA-H,” ku diskutuam për sfidat, arritjet dhe planet për vitin 2025.
Jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme dhe përkushtimin tuaj, që janë gurthemeli i zhvillimit ekonomik të Rahovecit. Ju jeni shembulli më i mirë se si tradita dhe dashuria për tokën mund të ndërtojnë një histori suksesi.
Faleminderit për gjithçka që bëni, për të mbajtur gjallë tokën, identitetin dhe krenarinë tonë të përbashkët!