Një nga projektet më të mira në Komunën e Malishevës, tashmë ka hyrë në fazën finale të realizimit. Gjatë ditës së sotme është duke ecur tejet mirë edhe procesi i asfaltimit të rrugës përgjatë këtij bulevardi. Për ti pa punimet kishte dalë edhe kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, i cili i ka falënderuar të gjithë për besimin, përkrahjen dhe mirëkuptimin në funksion të jetësimit të Malishevës Urbane.