Bulevardi i ri në Beograd emërtohet “Heronjtë e Koshares”, në kujtim të ushtarëve serbë të vrarë nga luftëtarët e UÇK-së

Bulevardi i ri në Beograd emërtohet “Heronjtë e Koshares”, në kujtim të ushtarëve serbë të vrarë nga luftëtarët e UÇK-së

Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali, ka thënë se bulevardi i ri në Beograd do të emërtohet “Heronjtë e Koshares”, në nderim të ushtarëve serbë të rënë në Betejën e Koshares duke luftuar kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s. Ky propozim për emërtimin e këtij bulevardi është pëlqyer më së shumti nga qytetarët. “Vet ata kanë votuar për emrin e bulevardit të ri dhe nga 167 emra kanë zgjedhur ‘Heronjtë e Koshares’, me 1305 vota. Qytetarët e Beogradit kanë treguar se nuk i kanë harruar heronjtë e mëdhenj që dhanë jetën për atdheun e tyre, për ta mbajtur Kosovën nën Serbi ka thënë kryebashkiaku beogradas. Gjatë luftimeve të përditshme në Koshare sidomos prej prillit të vitit 1999 ka pasur shumë të rënë e të vrarë nga të dyja palët. Serbët, deri vonë nuk kanë pranuar se kanë pësuar humbje nga forcat e UÇK-së, por të vrarët  i kanë paraqitur si viktima të bombardimeve të NATO-s. Gjatë luftimeve në Koshare kanë rënë 128 dëshmorë pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare dhe tre luftëtarë të huaj të cilët kanë luftuar në radhët e forcave tona çlirimtare. Serbët asnjëherë deri tani nuk i kanë publikura shifrat meqë, në frontin e Koshares  janë vrarë  edhe shumë mercenarë rusë e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …