Bashkimi Evropian

Bullgaria merr nga sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Bullgaria mori sot presidencën e radhës të BE-së, hera e parë që një vend ballkanik e merr një gjë të tillë. Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, pritet që presidenca bullgare të fokusohet në bashkimin e unionit mbi reformën e politikave migratore dhe çështje të tjera. Liderët e BE-së ranë dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje kompromisi mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në union. Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor. Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje. “Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare”, thuhet në website-n e presidencës bullgare. Bullgaria e mori presidencën e radhës nga Estonia dhe do t’ia dorëzojë Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …