Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990, nuk përfshihen vendet baltike. Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Europës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë. Sipas Eurostatit, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në krahasim me fillim vitet ’90, popullsia është tkurrur me gati 15%. Nga viti 1960, kur Eurostat raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …