Shpejtim Bulliqi

Bulliqi: Demarkacioni u shty për 1 shtator sepse koalicioni nuk i ka numrat në këtë moment

Eksperti i përcaktimit të kufijve ndërshtetëror, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar  se votimi për demarkacionin u shty për një shtator sepse koalicioni nuk i ka numrat në këtë moment. Ai ka përkujtuar se ndonëse më parë është paralajmëruar se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të vihet shumë shpejt në rend të ditës së Kuvendit, kjo nuk ndodhi por u shty për në muajin shtator. Neve na është thënë që kjo çështje nuk do të shkojë shumë gjatë. Ky vendim i Kryesisë sot, unë nuk i di arsyet po ma merr mendja që faktikisht Qeveria nuk është e sigurt që ka mundësi ta kalojë Demarkacionin. Deputetët janë vendosur që votën e tyre ta japin kundër, ka deklaruar deputeti që vije nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …