Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka thënë se Komisoni ka nisur punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak dhe theksoi se janë gjetur të dhëna që tregojnë se ka pasur parregullsi me Demarkacionin. Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946. Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren. Eksperti, Shpetim Bulliqi i ka deklarur më tutje Radios Evropa e Lirë se në gjithë këtë proces ri-vlerësimi janë ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të ndihmojnë në zhbllokimin e gjendjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …