Shpejtim Bulliqi

Bulliqi: Kërkesa e 24 deputeteve e obligon komisionin shtetëror që të jetë pjesë e tryezës për demarkacionin

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi shpreson se tryeza për demarkacionin me Malin e Zi do të caktohet gjatë kësaj jave nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, para se marrëveshja të sillet në Kuvend. Ai ka thënë për mediet se është momenti i fundit që të bëhet një rrugëzgjidhje e kësaj situate dhe shpreson që kjo tryezë do të organizohet brenda javës, sepse rregullorja e Kuvendit parasheh që me kërkesën e gjashtë deputetëve të iniciohet një çështje e tillë. Unë kam grumbulluar 24 nënshkrime nga deputetët e të gjitha subjekteve politike, përjashtuar partitë NISMA dhe AAK, të cilat vazhdojnë ta bojkotojnë punën e Kuvendit, por që jam i sigurt se edhe ata do ta  kishin nënshkruar”, ka thënë Bulliqi. Kërkesa e 24 deputeteve e obligon komisionin shtetëror që të jetë pjesë e tryezës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …