Të mërkurën Bundestagu debatoi për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it, ku doli në pah edhe njëherë se si e shohin deputetët gjermanë zgjidhjen e konfliktit politik Serbi-Kosovë. Është e njëjta procedurë çdo vit: Nga mesi i majit, deputetët gjermanë vendosin me shumicë votash zgjatjen e angazhimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë. Një vendim që kërkon formalisht miratimin e Bundestagut. Dhe gjithmonë debatohet dy herë, njëherë kur kërkesa e qeverisë gjermane u shtrohet ligjvënësve, dhe më pas, kur miratohet. Bundestagu gjithashtu e refuzon kategorikisht edhe këmbimin territorial si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, siç doli në pah nga deklaratat e folësve të tyre.
