Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u zhvillua të enjten pasdite me propozimit të CDU-CSU-së dhe SPD-së, për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat. 365 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë, 188 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca. “Bundestagu  votoi në favor  të hapjes së  negociatave  për Shqipërinë  dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …