Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajt tubim zgjedhor në Fushë Kosovë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Burim Berisha ka shpalosë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai premtoi se do të punojë që qytetarët e Fushë Kosovës, të kenë ngrohje qendrore, rrugë të asfaltuara, ndriçim e palestër sportive. Ai po ashtu tha se qytetarët e Fushë Kosovës, nuk e duan dhunën, por janë njerëz të paqes.
“Jam i të gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës, të cilët e duan paqen dhe punën. Nuk e pranojmë dhunën, nuk e pranojmë dëmtimin e të mirave materiale dhe shpirtërore të krijuara me shumë mund ndër gjenerata. Nuk i pranojmë ata që dëmtojnë dhe urrejnë Komunën tonë, shtetin tonw. Ne i duam ata që bëjnë zhvillimin, që janë të dashur për qytetarët tonë. Ne i pranojmë vetëm qytetarët e urtë, punëtorë. Unë kam qenë dhe do të jem përfaqësues i denjë i fermerit, nxënësit, studentit, i mësuesit, i mjekut, i punëtorit, i biznesmenit, sportistit, të gjithë ata që kanë nevojë”, tha Berisha. Ai po ashtu ka premtuar se do të punojë edhe më shumë që Komuna e Fushë Kosovës të ketë ngrohje qendrore, asfalte e rrugë me ndriçim. Duke thënë se dyert e të rinjve do të jenë të hapur.
“Në katër viteve e ardhshme, e veçanta e kësaj qeverisje do të jetë përfshirja e të rinjve në qeverisje, vendimmarrje, përfshirja në duar të sigurta. Sepse ardhmëninë e kësaj komune do e lëmë në duar të sigurta të të rinjve. Ne do bëjmë gjithë atë që është e mundur, gjithë ato dëshira të juaja, ne do t’i kemi dyert e hapura për gjithë intelektin e juaj. Ne do të punojmë që qytetin tona ta bëjmë me ngrohje qendrore, ne do të punojmë që ta kemi palestrën sportive, ne do të punojmë për muzeun historik, asfaltime, trotuare, ndriçime”, tha Berisha.