Analisti Burim Ramadani ka shpërndarë një informacion të ri, duke sugjeruar se emri i Glauk Konjufcës është rikthyer në diskutime për kandidimin për pozitat kyçe në pushtetin e Kosovës. Ramadani ka theksuar se, nëse Konjufca kandidohet për kryeparlamentar, kjo mund të hapë mundësinë që ai të ushtrojë gjithashtu detyrën e presidentit të Kosovës pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. Ai ka shtuar se ka indikacione se kandidimi i Konjufcës mund të ndodhë në fund të javës. “Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile, është duke u diskutuar kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim, rrjedhimisht edhe U.D presidenti për një periudhë të caktuar,” tha Ramadani, duke përmendur se deputetët mund të mbështesin këtë kandidaturë dhe se zhvillimet mund të ndodhin brenda një afati të afërt.
