leoni

Burim Ramadani; KQZ-ja ia ka ndarë Listës Serbe 360 mijë euro rrafsh 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Bansjkë!

Analisti, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, pas një interviste ku ka folur për përfshirjen e Listës Serbe prej sulmit paraushtarak në Banjskë e deri të dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it. Ai tha se pajtohem me ministrin Sveçla kur thotë se ‘Lista Serbe dhe Serbia është dashur të sanksionohen nga ndërkombëtarët’. Absolutisht ka të drejtë.  Edhe për dhunën ndaj ushtarëve të KFOR më 29 maj 2023, edhe për rastin e sulmit në Banjskë, më 24 shtator 2023. A thua KQZ-ja nuk ka marrë të informata nga MPB, nga Sveçla, për rolin e Listës Serbe në këto raste të rrezikimit direkt të sigurisë sonë kombëtare? Dërgo informacione zyrtare! Është detyrë Kushtetuese e jotja! Amaneti nuk është patetizëm, por kryerje e obligimeve Kushtetuese!  Më mirë vonë se kurrë! Mos harro se 360 mijë euro KQZ-ja, duke përfshirë edhe partinë tënde, por jo vetëm atë  ia ka ndarë Listës Serbe rrafsh 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Bansjkë!, ka njoftuar Ramadani në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …