Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Inteligjencës, Burim Ramadani, i cili para pak ditësh e publikoi një version të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha se këtë veprim e ka bërë për hir të transparencës ndaj publikut. Me faktin që nuk ka mohim dhe deklarime të tilla, e konsideroj si konfirmim pasiv. Besoj që kjo i ka ndihmuar debatit dhe jam i bindur që në një periudhë të shpejtë do të konfirmohet përmbajtja e këtij drafti”, ka deklaruar Ramadani për RTK. Ai ka thënë se një nga elementet që duhet të shihet me kujdes në këtë draft-statut është autonomia që mund t’i jepet serbëve jashtë komunave me shumicë serbe. Pjesa e parë që ka të bëjë me konceptin e vetmenaxhimit dhe në kuptimin e organizimit, unë do t’i thosha autonomi territoriale sepse Asociacioni sipas këtij drafti do të ketë mundësi menaxhuese edhe në zonat ku jetojnë serbët jashtë 10 komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Ramadani. Projekti nuk ka pasur fare dilemë nëse duhet të publikohet apo jo, porse ka theksuar se nuk i ka publikuar komentet e asnjë institucioni të Kosovës. “Duke qenë se nuk i kam publikuar komentet, drafti po shpresoj se mund t’i përfshijë disa ose shumicën prej atyre komenteve, edhe pse nuk janë të shumta në numër, por nëse ato nuk përfshihen ato sigurisht se do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …