Burim Ramadani

Burim Ramadani: Selia e Asociacionit do të jetë në Mitrovicën Veriore, ai ka 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj

Burim Ramadani, analist i sigurisë, ka publikuar projekt-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që u propozua nga pesë emisarë të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka dhënë disa detaje për këtë projekt, ku parashihet që selia e Asociacionit do të jetë në Mitrovicën Veriore. Projekti  ka 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj, po ashtu ai  do t’i ketë simbolet e veta. Asociacioni do ketë të drejtë të bashkëpunojë brenda fushave të kompetencave të anëtarëve të vet me komuna dhe institucionet duke përfshirë agjencitë qeveritare në Serbi. Një bashkëpunim i tillë do të merr formën e ofrimit nga institucionet e Serbisë të asistencës teknike dhe financiare, duke përfshirë pajisjet në zbatim të kompetencave komunale. Donacionet e mallrave dhe pajisjeve nga Serbia nga çdo taksë ose detyrim”, thotë Burim  Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …