Burim Ramadani

Burim Ramadani: Shtetet e QUINT-it, konsiderojnë se procedimi i asociacionit është parakusht për votat në Këshillin e Evropës

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se shtetet e QUINT’it, mund të paraqesin këtë javë kryeministrit Kurti qëndrimin se procedimi i çështjes së Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është parakusht për votat në Këshillin e Evropës. Ai,  ka shpjeguar se është e mundur që kjo përjashtim të ndodhë gjatë kësaj jave, duke shtuar se shtetet e QUINT’it do të dëshirojnë që kryeministri Kurti të kuptojë se nuk do të mbështeten këtë herë në Këshillin e Evropës nëse procedimi i Asociacionit nuk zhvillohet si duhet. Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, me një vendim përfundimtar të pritur nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në muajin maj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …