Burim Ramadani, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka theksuar se dy të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, kanë bërë përpjekje të përfshijnë në komunikim edhe ish-diplomatin amerikan William Walker. Qëllimi i tyre ishte diskreditimi i historisë së vërtetë mbi Masakrën e Reçakut. Operacioni i shërbimit sekret serb ka qenë tepër i detajuar dhe i avancuar. Oficeri serb, që ka jetuar një periudhë në Ferizaj dhe tashmë jeton në Serbi, udhëhiqte këtë pjesë të operacioneve kundër Kosovës. Ai bashkëpunonte me këta dy persona, të cilët nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe punonin me zyrtarë të ndryshëm serbë, por me të njëjtin qëllim: rrëzimin e së vërtetë të Masakrës së Reçakut. Burim Ramadani shtoi se dyshohet që në këtë operacion është planifikuar edhe komunikimi me William Walkerin, i cili ka dhënë alarmin botëror për Masakrën e Reçakut, për të rrëzuar versionin e tij të ngjarjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …