Burim Ramadani

Burim Ramadani thotë se rinumërimi i votave nga KQZ po dëshmon “avullimin” e votave të tij

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes Burim Ramadani ka thënë sot se rinumërimi i votave nga KQZ po dëshmon “avullimin” e votave të tij, për të cilat kishte raportuar ditë më parë. Ramadani në një postim në Facebook ka shkruar se nga rinumërimi i votave në një vendvotim në gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë ka dalë se i ka 59 vota, dhe jo zero sa ishte shënuar më parë.  “Vullneti i qytetarëve vihet në vend. U shkrua 0 vota, dolën 59 vota. Dua të falënderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, Dhoma Nr.2, në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë. Të dhënat që publikova pak ditë më parë për ‘avullimin’ e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota. Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them. Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervoz sepse besuan që kjo nuk mund të përmirësohet. Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu! Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën. Falënderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …