Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: VV po kërkon argat, jo partnerë, dhe nuk ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë

Analisti politik Burim Ramadani ka deklaruar se Partia Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti është duke kërkuar vota individuale për të formuar qeverinë, por sipas tij, nuk po kërkon partnerë. Ramadani theksoi se VV nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën e votave për të krijuar një qeveri funksionale. Përkundër përpjekjeve të shumta për të mbledhur mbështetje, Albin Kurti dhe partia e tij nuk janë afër arritjes së numrave të nevojshëm. “Albin Kurti nuk po kërkon partnerë, po kërkon argat,” u shpreh Ramadani, duke shtuar se VV është ende disa vota larg mundësisë për të formuar qeverinë. Gjithashtu, ai përmendi që presidentja e Kosovës nuk po e thirr ende seancën për formimin e qeverisë, duke lënë VV-në të paqartë dhe pa mundësi për të realizuar ambiciet e saj për pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …