Burime diplomatike bëjnë të ditur se kryetari, Hashim Thaçi, do të takohet me kryetarin amerikan, Donald Trump

Burime diplomatike bëjnë të ditur se kryetari, Hashim Thaçi, do të takohet me kryetarin amerikan, Donald Trump

Burime diplomatike jo zyrtarisht  bëjnë të ditur se kryetari Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së ardhshme do të takohet me kryetarin  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ata  do të flasin për iniciativën e përkrahur nga SHBA-ja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë ishte krejtësisht e pritur pas deklaratave të publikuar ditë më parë nga këshilltari për siguri i kryetarit  Trump, John Bolton. Në një konferencë me gazetarë në Kiev të Ukrainës, Bolton kishte thënë se politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, Uashingtoni zyrtar  nuk përjashton korrigjimet territoriale. Kryetari  Thaçi dhe ai amerikan, Donald Trump, mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes paqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …