Burime nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Radios Kosova e Lirë se është arrestuar një nga anëtarët e grupit kriminel të armatosur. Po ashtu njoftohet se janë duke vazhduar shkëmbime zjarri mes dhjetëra pjesëtarëve të grupit kriminal të armatosur dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Kohë më parë, burime të njëjta nga vendi i ngjarjes, kanë deklruar për Radion Kosova e Lirë se anëtarët e grupit kriminal të armatosur janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të iku Manastirit të Banjskës nëpërmjet rrugëve e kanaleve të ndryshme. Poashtu njoftohet për një moral tejet të lartë të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të bërë të pamundur për neutralizimin e këtij grupi të armatosur me armë të rënda, mjete të blinduara, raketa hedhës, snajper dhe armë tjera të kalibrit të rëndë, arrestimin e tyre dhe vënien para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …