Burri i ministres, Albulena Haxhiu, është punësuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte thënë se miqtë e farefisi janë për dasma e ahengje por jo për tu punësuar nëpër institucione e ministri, pas marrjes së pushtetit, në Qeverinë e drejtuar prej tij, po zbatohet ajo dukuri për të cilën i kishte kritikuar ashpër pushtetet paraprake. Gazeta 10 njofton se burri i ministres, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi është punësuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila drejtohet nga Elbert Krasniqi. Në pikën 3 të vendimit, thuhet se mandati i Krasniqit tek MAPL zgjatë deri sa të pushojë mandati i ministrit aktual. Ndërkohë, në pikën 4 të vendimit thuhet se Krasniqi nuk do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe “nuk shkakton shpenzime për Buxhetin e Kosovës”. Por në Rregulloren për Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrave, thuhet se “nëse eprori e sheh të arsyeshme mund ta autorizojë pjesëmarrjen e Këshilltarit të jashtëm në ndonjë udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe me këtë rast shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga buxheti i institucionit, në qoftë se nuk mund të sigurohet financim tjetër.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …