Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka akuzuar kreun e opozitës, Lulzim Basha, se po bën diversion me BE dhe SHBA dhe se po e çon opozitën në vetëvrasje politike. Gjatë vizitës së tij të dielën në Shkodër, ka deklaruar se mesazhi i Uashingtonit ka qenë i qartë për zbatimin e reformës në drejtësi, një investim i përbashkët amerikano-europian. “Qëndrimi është krejt i qartë sa i përket rëndësisë që SHBA i japin përfundimit një orë e më parë të reformës në drejtësi. Është një investim politik, njerëzor dhe financiar i SHBA dhe BE. E kanë bërë të qartë. Shpresoj që PD, Lulzim Basha, do të heqin dorë nga diversionet dhe balta për sa i përket miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje, sikundër edhe me rëndësinë për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë”, thekson Bushati. Me tej, Bushati duke folur për mediat tha se “BE ka folur qartë, Gjermania ka folur qartë, SHBA kanë folur qartë. Edhe qytetarët shqiptarë presin që me 18 qershor të gjitha forcat politike të paraqiten me alternativat e tyre për katër vitet e ardhshme”. I pyetur për protestën e së hënës të PD-së dhe opozitës për bllokimin e rrugëve, Bushati tha se Basha po e çon këtë parti drejt vetëvrasjes politike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …