Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Bushati: Çështja çame nuk mund të zgjidhet me kërcënime por me anë të parimeve ndërkombëtare

Duke folur për çështjen çame, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, çështja çame nuk mund të zgjidhet me kërcënime por me anë të parimeve ndërkombëtare. Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë, të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellë me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon. Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, që nuk njohin as gjuhën e kërcënimit, dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum, theksoi në mes tjerash ministri  Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …