Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili mori pjesë në samitin e OSBE-së, që u mbajt në Beograd, ka reaguar në fjalimin e kryediplomatit rus, Sergei Lavrov, i cili tha se krizat në botë kanë filluar duke marrë si shembull Kosovën. Në një intervistë për Top Channel, Bushati tha se në rastin e Kosovës është treguar shumë herë se bashkësia ndërkombëtare kishte të drejtë. “Ky është një qëndrim i njohur i Rusisë. Për fat të keq është si të krahasosh mollën me portokallin nëse do të krahasosh Kosovën me aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Kosova është një realitet i pakthyeshëm. Është një realitet që mbështetet në të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Bushati.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …