Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati nga Shkodra i ka cilësuar thirrjet e kryetarit të opozitës Basha për thyrje xhamash si thirrje për destabilizim e kaos, që kanë vetëm një qëllim: bllokimin e vettingut. Jemi vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE dhe qytetarët tanë duan të dëgjojnë alternativa dhe projekte në funksion të zhvillimit të vendit. Thirrjet për kaos nuk nderojnë askënd, për më tepër kryetarin e opozitës, të cilit nuk i shkojnë fare këto thirrje. Thirrjet për destabilitet janë në fakt thirrje për të bllokuar reformën në drejtësi”, ka deklaruar Bushati. “Kërkesa e opozitës për qeveri teknike është jo politike dhe jo logjike. Këto kërkesa kërkojnë të shmangin axhendën e reformës në drejtësi. Kemi një rekomandim të qartë nga Komisioni Europian për integrimin e vendit në BE, por nga ana tjetër kemi një qëndrim të pakuptueshëm të PD, që synon bllokimin e vettingut, i cili është thelbi i reformës në drejtësi”, tha Bushati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …