Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Bushati: Samiti i Triestes, në fokus Zona Ekonomike dhe Traktati i Transportit

Vetëm pak ditë përpara takimit të radhës në Trieste, në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tregon dy pikat kryesore në të cilat do të fokusohet samiti i 4 i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. “Krijimi i Zonës Rajonale Ekonomike së bashku me firmosjen e Traktatit të Transportit do të jenë dy prej arritjeve kryesore të Samitit të Triestes, sikundër rishikimi i efektivitetit të një pjese të instrumenteve që kanë qenë në dispozicion në këtë proces”, deklaron Bushati. Për kreun e diplomacisë shqiptare, tashmë nuk është më shqetësimi tek projektet e paraqitura nga vendet e rajonit, por tek mungesa e financimeve të plota dhe të vendosmërisë së BE-së. “Është ai shqetësim që me të drejtë e ngrenë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, apo kancelarja Merkel, se kur do të vendoset tulla e parë për t’u zbatuar këto projekte. Pra, nuk mund të kemi një garë në letër. Tanimë është koha që ne duhet të punojmë fort së bashku me BE-në. Duhet të gjenerojmë mundësitë dhe instrumentet financiare së bashku me BE-në dhe këtu është dhe ndërhyrja e ministrit të Jashtëm Gabriel me të ashtuquajturin “Berlin+”, në mënyrë që procesi i financimit apo mbështetjes së projekteve të rëna dakord në letër të fillojë një orë e më parë. Presim me padurim që BE të tregohet edhe më i vendosur përsa i përket zbatimit të projekteve për të cilat ne kemi rënë dakord, në mënyrë që njerëzit ta prekin ndryshimin real”, thotë Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …