Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka uruar liderin e LSDM-së Zoran Zaev për marrjen e mandatit. “Uroj Zaev për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Shqipëria është gati ta mbështesë Maqedoninë”, ka thënë Bushati në rrjetin shoqëror Twitter. Pas një ngërçi të stërzgjatur politik një ditë më parë presidenti i Maqedonisë, George Ivanov i ndau mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …