Dhjetë deputetët e rinj serbë. prej ditës kur u betuar kanë marrë pjesë edhe vetëm në një seancë tjetër në muajin prill. Mungesa e deputetëve në gjashtë muaj sipas Kushtetutës rrezikon humbjen e mandatit të tyre. Kjo seancë i kushtoi buxhetit mbi 125 mijë euro. Nëntë kandidatët nga Lista Serbe dhe një nga partia GI SPO që garuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, betimin si deputetë të Kuvendit të Kosovës e realizuan më 17 nëntor të vitit 2022. Deputetët e rinj nga komuniteti serb erdhën pas dorëheqjes së dhjetë deputetëve paraprakë të Listës Serbe, pas një vendimi të këtyre të fundit në nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë e situatës politike të krijuar në vend, në nëntor të 2022-tës, kryetari i LS-së, Goran Rakiq asokohe kishte deklaruar se serbët do largoheshin nga të gjitha institucionet politike – Kuvendi, Qeveria dhe katër komunat, por edhe nga institucionet e drejtësisë, policia dhe administrata në Kosovë. Sipas nenit 70 të Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse mungon në seancat e Kuvendit gjashtë muaj rresht. Por, pavarësisht mungesave, deputetëve serbë rroga mujore iu ka ecur normalisht ashtu si deputetëve të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …