Buxheti i Kuvendit për vitin 2021 do të jetë mbi 10 milionë euro

Buxheti i Kuvendit për vitin 2021 do të jetë mbi 10 milionë euro

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka miratuar buxhetin për vitin 2021 të Kuvendit të Kosovës, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave.  Buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë 10 milionë e 600 mijë euro.Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi propozoi që buxheti për vitin 2021 për Kuvendin të jetë 10 milionë e 600 mijë euro, 575 më pak se buxheti i këtij viti. “Kërkesat buxhetore apo buxheti i vitit 2020 për Kuvendin është 11 milionë e 155 mijë e 448 euro. Në fund të mbledhjes Kryetari i komisionit, Hekuran Murati deklaroi se në bazë të nenit 15/12 të rregullores së Kuvendit kryesia miraton projektbuxhetin e Kuvendit që përgatitet nga komisioni në bashkëpunim me administratën e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …