Buxhetimi me Pjesëmarrje vazhdon edhe në fshatin Varosh – Banorët vendosin për prioritetet e investimeve

Fshati Varosh ka qenë pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, një iniciativë që fuqizon qytetarët të bëhen pjesë aktive në vendimmarrjen për investimet kapitale në komunitetin e tyre.

Në kuadër të këtij procesi, 1% e buxhetit të përgjithshëm për investime kapitale është ndarë për një projekt të përzgjedhur nga vetë banorët e fshatit. Gjatë një takimi të hapur, qytetarët kishin mundësinë të paraqesin idetë e tyre, të diskutojnë nevojat më urgjente të komunitetit dhe të votojnë për projektin më prioritar.

Drejtori komunal i Infrastrukturës, Meriton Hajdini, e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm dhe të domosdoshëm procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke theksuar se përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje rrit transparencën dhe garanton që investimet të reflektojnë nevojat reale të komunitetit.

 “Kur qytetarët janë pjesë e planifikimit, projekti merr kuptim dhe jetë,” është shprehur Hajdini gjatë takimit me banorët e fshatit Varosh.

Ky është një hap konkret drejt transparencës, përfshirjes qytetare dhe fuqizimit të komuniteteve lokale në planifikimin dhe përdorimin e buxhetit publik.

Banorët me këtë rast kanë propozuar edhe disa projekte në mesin e tyre ishin edhe këto projekte: Rregullimi i shkollës, fusha sportive në lagjën Musa dhe Tafaj si dhe rregullimi i rrethojës së shkollës.

Komuna inkurajon të gjithë banorët të marrin pjesë në këto procese dhe të kontribuojnë me ide që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në fshatin e tyre.

Fshati Varosh ka qenë pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, ndërsa me datën 29 prill pritet të votohet edhe projekti i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia Kadastrale e Kosovës filloi diskutimet me banorët e fshatrave për rindërtimin e kadastrit

Në fshatin Balaj, u mbajt takimi me banorë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i mbështetur …