Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se janë duke punuar për ta gjetur zgjidhjen e duhur për ta parandaluar grevën e SBAShK-ut të paralajmëruar më 14 janar. Ai ka thënë se, përveç ndaljes së grevës, qëllimi i MAShT-it është edhe realizimi i kërkesave të SBAShK-ut, përkatësisht ngritja e koeficientit për mësimdhënës. Bytyqi thotë se deklaruar se me ngritjen e koeficientit dhe përcaktimin e të ardhurave të mësimdhënësve në karrierë nuk do të ketë nevojë për grevë. Ai thotë se gjendja në sistemin arsimor në Kosovë nuk është e mirë por, sipas tij, tashmë janë marrë hapa konkretë dhe pritet rritje graduale e cilësisë në arsim. Sa iu përket shkollave profesionale, ministri thotë se në këtë vit do të fillojë një etapë e re.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …